Ditën e sotme, Gazetari Artan Hoxha ka njoftuar se është arrestuar nga policia.

Ai ka treguar se është marrë nën hetim së bashku me televizionin ku punon.

Sipas tij pamjet ku ai ka treguar disa detaje dhe një foto të autorit të dyshuar për vrasjen e Everest Cakës janë sekuestruar nga Prokuroria e Elbasanit.

“Jemi nën hetim për zbulim të akteve të dhënave sekrete. Akti i prokurorisë ka ardhur në televizionin tonë dhe ka sekuestruar pamjet. A janë zbuluar autorët e asaj ngjarje? Jo”, është shprehur ndër të tjera gazetari Artan Hoxha