Numri i të shtruarve në spitale po shkon drejt kapacitetit të plotë. Pika kritike në të katër spitalet është vlerësuar në 600 pacientë, ndërsa aktualisht numri total ka shkuar  në 585. Sakaq, nga 18 pacientë që ndërruan jetë në 24 orët e fundit, më i riu në moshë është 39-vjeç.

Edhe numri i infektimeve pas rënies së një dite më parë, ka shkuar sërish mbi 1 mijë, çka tregon një situatë kritike të situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve. Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina antivCOVID.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3901 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1075 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

361 raste në Tiranë, 84 në Fier, 71 në Durrës, nga 46 raste në Vlorë, Librazhd, 42 në Kukës, 36 në Krujë, 35 në Kuçovë, 29 në Elbasan, 28 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Shkodër, nga 18 raste në Mallakastër, Pogradec, 17 në Malësi e Madhe, nga 16 raste në Lezhë, Kamëz, 14 në Kurbin, 11 në Kavajë, nga 10 raste në Berat, Peqin, nga 9 raste në Pukë, Përmet, Gramsh, nga 8 raste në Mirditë, Dibër, Kolonjë, 7 në Has, 6 në Lushnje, 5 në Vorë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mat, Vau i Dejës, Prrenjas, Cerrik, nga 2 raste në Tropojë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Bulqizë, Skrapar, nga 1 rast në Rrogozhinë, Finiq, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 890 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 59,684 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 18 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mallakastra, të moshave 39-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

COVID-19 – Statistika (17 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1075

Të shëruar në 24 orë      890

Të shtruar në spitale      585

Humbje jete në 24 orë   18

Testime ditore                3901

Testime totale           424,719

Raste pozitive            95,726

Raste të shëruara        59,684

Raste Aktive               34,442

Humbje jete                1,600