Presidenti Joe Biden ka komentuar sot çështjen e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, tre vite më parë.

Biden tha se do ta konsideronte Arabinë Saudite si “të përgjegjshme” për aprovimin n që Princit i Kurorës Muhammad bin Salman rezulton të ketë dhënë, për ekzekutimin e Khashoggi-t. Presidenti amerikan shtoi se kishte folur me mbretin Salman për vendimin.

Biden komentet i bëri ndërsa fliste me Univision ndërsa nuk i kurseu kritikat për administratën Trump që, sipas tij, refuzoi të publikonte raportin  që tregonte se mbreti Saudit urdhëroi vrasjen e gazetarit.

“Unë fola dje me mbretin … Ia bëra të qartë  se rregullat po ndryshojnë dhe ne do të shpallim ndryshime të rëndësishme sot dhe të hënën. Ne do t’i bëjmë përgjegjës për abuzim me të drejtat e njeriut,” ta presidenti.

“Nëse ata duan të merren me ne, do të duhet të merren me të në një mënyrë që të trajtohet abuzimi i të drejtave të njeriut,” vazhdoi ai.

Kujtojmë se sundimtari de facto i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, miratoi një operacion për kapjen ose vrasjen e gazetarit  Jamal Khashoggi në 2018, sipas raportit të  inteligjencës amerikane të publikuar të premten.

Biden tha se sapo pati mundësi që ta kishte në dorë raportin, e lexoi dhe vendosi të publikohej.

“Ajo që ndodhi është një gjë shumë mizore”, pohoi ai.