Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimet për dhjetë personat e akuzuar për rastin e laboratorit të kokainës në Frakull. Më konkretisht, bëhet fjalë për Nikolin Gjolena, Viktor Çervenaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanaku, Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Redion Meshi, Julian Malaj, Marildo Rona.

GJKKO vendosi deklarimin fajtor të Nikolin Gjolenës, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”. Gjolena është dënuar me 5 vite burgim. Me ulje të 1/3 e dënimit të dhënë, ai dënohet përfundimisht me 11 vite e 4 muaj burgim.

Fajtor është shpallur edhe Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Çervenaku u dënua me 14 vite burgim. Me ulje të 1/3 e dënimit të dhënë, ai do të kryejë 11 vite e 4 muaj burgim.

Viktor Çervenaku u deklarua fajtor për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal duke u dënuar në total me 14  vite burgim. Me ulje të dënimit, Çervenaku  do të kryejë 10 vite burgim.

Fajtor u shpall edhe Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal duke u dënuar me 15 vite burgim të cilat konvertohgen në 11 vite e 4 muaj burgim.

Zenel Çervenaku u dënua me 13 vite burg për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Me uljë të 1/3 e dënimit të dhënë, Çervenaku  do të kryejë 9 vite dhe katër muaj burgim. 

Enxhi Ferhati u deklarua fajtore për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke u dënuar me 12 vite burgim të cilat konvertohen në 8 vite burgim. 

Redion Meshi dënohet me 12 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Me ulje të dënimit, Meshi do të kryejë 9 vite e katër muaj burgim.

Bledar Matoshu dënohet me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, të cilat i konvertohen në 8 vite vuajtje dënimi. 

Marildo Rona dënohet me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Me ulje të dënimit, Ronës i mbeten 8 vite pas hekurave. 

Julian Malaj u dënua me 3 vite burg për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, të cilat i konvertohen në 2 vite burg. Ky i fundit pritet që të lirohet për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të caktuar.