Ka minj, mace, qen, gomarë, kuaj dhe lopë”, shprehet një banore.

Është ndërtuar për të shërbyer për qendër shëndetësoren por si֛ç e shohim në pamje është thjeshtë një kasolle bagëtish. Banorët ngrenë alarmin se prej vitesh nuk e marrin shërbimin mjekësor siç duhet por vendi i vetëm mbetet rruga.

Banorët e fshatit Zagradec në Devoll nuk kanë një ambient ku të marrin ndihmë mjekësore.

“E ngritën dhe vetëm çatinë i vunë”.

Infermieria ju shkon derë më derë po raste kur tensionin ja u mat në rrugë.

“ Vjen infermierja me çantën në sqetull shkon këtu atje, matim tensionin në rrugë. Pse ta mat tensionin në rrugë? Erdhi pardje dhe ma mati në rrugë se kisha një muaj pa e matur”, shprehet një tjetër banore.

Fshati më i afërm që ka ambulancë është Treni. Për të kryer vizita mjekësore duhet të ecin rreth një orë më këmbë.

“Vjen infermieria shtëpi në shtëpi ku janë të sëmurët dhe ikën nëse ke nevojë të bësh një gjilpërë s’ke ku shkon. Duhet të shkosh në Tren, do mbi gjysmën ore një orë rrugë”, është shprehur ai

“ Sot isha personalisht në Tren ika dhe erdha me këmbë”.

Ku të gjej lekë të iki në Devoll a Korçë 100 mijë lekë pension marr. Shoferët kërkojnë 30 dhe 50 mijë lekë. E pastaj ç’të ha ta mbaj barkun me dorë”, shprehet një tjetër banore.

Mjek nuk kanë parë prej vitesh. Nuk kanë as të ardhura

“Ka 10 vjet që s’ka ardhur doktori të vijë dy herë në javë”.

Në fshatin Zagradec të Devollit banojnë 60 banorë kryesisht në moshë të thyer. Kjo kategori të domosdoshme që shërbimin mjekësor ta marrë pranë zonës së banimit.