Ushtria izraelite publikon për herë të parë fotot e fëmijëve që po mbahen peng nga Hamasi.

“Bota feston Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, por 40 fëmijë mbahen peng nga terroristët në Gaza”, shkruhet në postim.

Ato bëjnë me dije se po përpiqen që këto fëmijë të dërgohen në shtëpitë e tyre.

“Fëmijët që panë familjet e tyre të vrarë para syve. Fëmijë që humbën pafajësinë. Fëmijë të mbajtur ende peng nga kasapët gjakatarë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi derisa të gjithë të kthehen në shtëpitë e tyre”, shtojnë ata.

Izraeli shpreson që një numër i konsiderueshëm pengjesh mund të lirohet nga Hamasi në ditët në vijim.

 Më herët, Reuters raportoi më 15 nëntor se ndërmjetësit e Katarit po kërkonin një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për të shkëmbyer 50 pengje me një armëpushim tre-ditor. Sipas zyrtarit, aktualisht është rënë dakord parimisht, por Izraeli vazhdon të negociojë detajet.