Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pasditen e së martë në një hidrocentral në liqenin artificial të Suvianas në Itali, duke plagosur rëndë 4 persona teksa 7 të tjerë janë shpallur të humbur.

Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe ato të kërkim shpëtimit kanë shkuar menjëherë në zonën ku ndodhi ngjarja dhe po punojnë për gjetjen e personave të tjerë që ndodheshin duke punuar në hidrocentral në momentin kur ndodhi shpërthimi.

Sipas raportimeve, shpërthimi ka ndodhur nën nivelin e ujit, gjë që mund të ketë amortizuar dhe forcën e valës goditës, teksa zjarrfikësit e kanë shumë të vështirë të futen në katet e poshtme të centralit.

Paraprakisht, kryebashkiaku i Camugnano, Marco Masinara raporton se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një defekti që ka pasur njëra prej turbinave të hidrocentralit.