Pas fitores së zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti mori shumë letra nga drejtuesit e shumë shteteve dhe mes tyre nuk kishte si të mungonte Shqipëria. Por çfarë i shkruante Edi Rama, kreut të Vetëvendosjes me të cilin nuk kanë munguar replikat në distancë?

Lëvizja Vetëvendosje ka nxjerrë letrën me urimin e kreut të qeverisë shqiptare. Kryeministri i Shqipërisë shprehet se beson se mes dy vendeve niveli i bashkëpunimit do të njohë rritje dhe do të zgjerohet më thellë. E ndërsa i uron shëndet dhe frymëzim, Rama i kujton Kurtit edhe dialogun e bashkëpunimin me fqinjët.