Edhe në 24 orët e fundit mbetet shqetësuese situata Covid në vendin tonë. Ashtu si në ditët e fundit numri i viktimave mbetet i lartë, ndërsa ai i infektimeve, pavarësisht se ka pasur një rënie të lehtë, mbetet te rreth 1 mijë raste të reja në ditë.

Por po aq shqetësuese duket edhe situata në spitalet Covid. Pavarësisht se janë hapur spitalet rajonale në Shkodër dhe Elbasan, fluksi mbetet i lartë, teksa po shkon drejt shifrës 800, që është konsideruar edhe si pika kritike.  Në këto kushte, nëse nuk do të ketë përmirësim as në 24 orët e ardhshme, të hënë pritet të merren masa shtrënguese nga Komiteti i Ekspertëve për parandalimin e pandemisë. Kthimi i të gjitha shkollave online, masa më të forta shtrënguese në bare dhe restorante apo edhe në transportin publik, si dhe ndalimi më i rreptë i grumbullimeve të panevojshme, madje edhe ndryshmi i orarit policor, janë paralajmëruar si masa të reja të detyruara nga situata e krijuar.

Ajo që bie në sy është se numri i lartë i infektimeve në 5-6 qytete. Rreth 80 për qind e totalit është përqëndruar ashtu si edhe sot, në disa vatra, si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Librazhdi, apo Vlora dhe Fieri.

Sot u raportuan 19 viktima nga koronavirusi dhe 986 raste të reja nga 3957 testime.

Në total 962 qytetarë janë shëruar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, e humbën betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Shijaku, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 65-89 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3957 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 461 raste në Tiranë, 54 raste në Vlorë, 44 raste në Durrës, 41 raste në Fier, 39 raste në Librazhd, 31 raste në Elbasan, 24 raste në Krujë, 23 raste në Shkodër, Pogradec, 22 raste në Lushnje, 19 raste në Kuçovë dhe Tepelenë, 18 raste në Mallakastër dhe Lezhë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Mirditë, 12 raste në Berat, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Peqin, 8 raste në Kurbin dhe Gramsh, 7 raste në Kavajë, 5 raste Ura Vajgurore, 4 raste në Përmet, Kukës, 3 raste në Maliq, Shijak, Kolonjë, Himarë, Vau i Dejës, Pukë, Devoll, 2 raste në Vorë, Cërrik, Skrapar, Sarandë, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, Dibër, Delvinë, Mat, Rrogozhinë, Has.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1331 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12467 vaksinime antiv COVID. Në 24 orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Statistika (27 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       986

Të shëruar në 24 orë     962

Të shtruar në spitale      647

Humbje jete në 24 orë   19

Testime ditore               3957

Testime totale          462,980

Raste pozitive          106,215

Raste të shëruara     68,969

Raste Aktive              35,471

Humbje jete               1,775

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     22853

Fier         2641

Durrës     1664

Vlorë       1748

Shkodër   1337

Gjirokastër 1026

Berat        877

Korçë       916

Elbasan    887

Lezhë       819

Dibër       368

Kukës     335