Trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, i ndodhi diçka e pasakontë për opinionin sportiv gjatë konferencës për shtyp në prag të transfertës me Sevillan për javën e 25-të të La Ligas spanjolle.

Teknikut holandez, iu desh ta ndërpriste dy herë konferencën për shtyp për shkak të gjakderdhjes nga hundët.

Meqënëse hemorragjia nuk u ndal, shefi i zyrës së shtypit të klubit katalan, e ndërpreu konferencën për shtyp për të t’i dhënë mundësi Koemanit të mjekohej.

Nuk është hera e parë që trajneri e Barcelonës pëson gjakderdhje nga hundët. Mjë episod i ngjashëm i kishte ndodhur edhe në janar, para ndeshjes kundër Athletic Bilbaos.

Koeman është i prirur për këtë lloj problemi për shkak të disa ilaçeve anti-koagulante që ai ka marrë që kur iu nënshtrua një operacioni në zemër majin e kaluar.