Duke nisur nga 1 tetori viti akademik 2021/22 në arsimin publik në Kosovë, në nivelin Bachellor dhe Master do të jetë pa pagesë, ndërsa në studimet e Doktoraturës do të ketë lehtësime.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Albin Kurti ndërsa ka shtuar se sistemi Arsimor publik duhet të mbështetet në parimin e solidaritet shoqëror. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor sipas Kurtit.

“Nga 1 tetori i këtij viti, duke filluar nga viti akademik 2021/22 arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master. Ndërsa, për studentët e doktoraturës do të ketë lehtësime të veçanta”, tha ai.

“Sistemi arsimor publik duhet të mbështetet në parimin e solidaritet shoqëror. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor”, tha ai.

Ai tha se ministrja Nagavci ka nënshkruar Udhëzimin administrativ me të cilën arsimi i lartë do të bëhet njësoj i qasshëm për të gjithë.

“Ne besojmë se me këtë formë nxisim interesimin për studimet e larta duke përmirësuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë”, tha ai më tej.