Dalvin Elezi është shpallur kampion noti në tre shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. 17-vjeçari nga Durrësi rrëmbeu vendin e parë në garat International Swimming Meeting “Teuta Cup 2021”. Për gazetaren Romina Braho, Dalvin tregoi ndjesitë që ka përjetuar.

“Ka qenë një ndjesi shumë e mirë se kam punuar 3-4 muaj dhe kam sakrifikuar goxha. Kur u shpalla kampion më erdhi mirë se u ndje mirë dhe familja, Ishte një ndjesi shumë e mirë. Nuk e kisha menduar se do të fitoja.“, tregoi ai.

Edhe pse në një moshë kaq të re, Dalvin ka marrë pjesë dhe në Evropianin e notit, ku arriti të thyejë rekordin kombëtar në stafetën 4 x 100. Ndër të tjera ai tregoi dhe ambiciet e tij për t’u bërë pjesë e Lojërave Olimpike.