Arjola Demiri ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ajo ka bërë një postim në profilin e saj në “Instagram”, ku ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.

“Çelësi i suksesit është sinqeriteti, jua dua. Faleminderit për suportin dhe fjalët e shpirtit”, shkruan Arjola në postimin që e ka shoqëruar së bashku me një foto të veten.

Mjaft prej ndjekësve kanë reaguar duke e përgëzuar për mbresat që la në “Big Brother VIP”.