Trafiku i automjeteve në Tiranë do devijohet për shkak të punimeve që do të kryhen në lotin e tretë të Unazës së Madhe.

Lajmi në fjalë është bërë me dije nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Sipas ARRSH-së, duke nisur nga nesër automjetet që do të vijnë nga autostrada Elbasan-Tiranë, pas daljes nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit O-Zone dhe vazhdua më pas sipas orientimit ekzistues në Lotin 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të kenë ndryshime në qarkullim.