Ishte cilësuar si “kërcimi i fundit”. Ndeshja, që ndoshta shënoi duelin e fundit historik ndërmjet Rafael Nadal dhe Novak Gjokoviç u dominua nga tenisti serb. Në përballjen numër 60 të një rivaliteti të gjatë, 37-vjeçari fitoi 2 me 0 me sete, me shifrat 6-1, 6-4.

Me këtë rezultat përballë yllit spanjoll, Gjokoviç siguroi kualifikimin në fazën e 1/8 të eventit me pesë rrathë dhe vazhdon të ndjekë ëndrrën për të fituar medaljen e artë olimpike. Sfida nuk kishte shumë histori, sepse Nadal ende nuk është në formën e tij më të mirë pas dëmtimeve të shumta që i ndikuan karrierën në muajt e fundit.

Gjokoviç fitoi me lehtësi setin e parë, ndërsa rikthimi i Nadal nga 4 me 0 në 4 me 4 në setin e dytë nuk mjaftoi, pasi rivali i tij nuk gaboi më dhe mbylli krejt ndeshjen. Për Rafa Nadal, dy herë fitues i arit olimpik në Pekin 2008 dhe Rio 2016, kjo disfatë vulosi mbylljen e një epoke. Iberiku tashmë do të përqendrohet te ndeshjet dyshe, përkrah shokut të përfaqësueses, Karlos Alkaraz.