Nicolás Maduro ka fituar zgjedhjet presidenciale të Venezuelës, sipas rezultateve të pjesshme të shpallura nga këshilli zgjedhor. Presidenti Maduro ka marrë 51% të votave, krahasuar me 44% që siguroi rivali i tij kryesor.

Opozita në Venezuelë e hodhi poshtë njoftimin e Këshillit Zgjedhor dhe premtoi të kundërshtojë rezultatin. Opozita tha se kandidati i saj, Edmundo González, kishte fituar me 70% të votave dhe këmbënguli se ai ishte presidenti i zgjedhur i ligjshëm. Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, kërkoi një numërim të drejtë dhe transparent të votave në Venezuelë. Ai shprehu dyshime serioze për manipulim të rezultatit. Maduro në mesazhin e parë pas shpalljes së fitore tha se “fashizmi nuk do të fitojë kurrë në Venezuelë”.

Nuk ia kanë dalë me sanksione, me agresion apo kërcënime. Nuk ia kanë dalë tani dhe nuk do ia dalin kurrë që të mposhtin dinjitetin e popullit të Venezuelës”, u shpreh presidenti. Maduro pretendoi gjithashtu se është kryer një sulm kibernetik kundër Këshillit Zgjedhor.