Dy persona janë dënuar me nga 18 vite burg në Apel, për vrasjen e Kleo Gërdhuqit, ngjarje e ndodhur në vitin 2007.

Edhe pse kishin marrë pafajësinë në shkallën e parë, në vitin 2009, Apeli vendosi të prishë këtë vendim dhe t’i dënojë dy të akuzuarit, F.T. dhe V.O.

Ngjarja për të cilën bëhet fjalë ka ndodhur më datë 09.08.2007, ku në afërsi të stanit të tij, në vendin e quajtur “Mocale”, në fshatin Bestrov të rrethit Vlorë, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi  me iniciale K. G. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë të pandehurit me iniciale F. T dhe V. O. 

Vendimi vjen pas një kalvari që zgjat 14 vite nga kryerja e vrasjes.

Fillimisht të akuzuar u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Vlorës në vitin 2009, por pas ankimit nga ana e Prokurorisë, Apeli në vitin 2010 i shpalli fajtor të dy personat. Në vitin 2013 Gjykata e Lartë vendosi të prishë vendimin e Apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim nga Gjykata e Vlorës.

Në vitin 2013 Apeli i Vlorës vendosi sërish për të dënuar me nga 18 vite burg secilin prej të akuzuarve. Edhe ndaj vendimit të lartpërmendur, është ushtruar rekurs nga të pandehurit F. T dhe V.O, të cilët kanë kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e akteve për rishqyrtim me tjetër trup gjykues, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Lartë.

Por për herë të tretë, më 24 korrik 2004, Apeli vendosi të dënojë me nga 18 vite burg të dy të akuzuarit.