Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin e kërkuar nga SPAK që policia po zhvillon në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

Gazetari Armand Bajrami raporton se hetimi i drejtuar nga prokurorja Doloreza Musabelli është vazhdimësi e operacionit “Plumbi i Artë”, ku me pendesën e Nuredin Dumanit u zbardhën një numër i lartë vrasjesh dhe atentatesh në vend.

Mendohet se nga dëshmia e Dumanit dhe dekriptimi i materialeve të vëna në dispozicion nga autoritetet blege të drejtësisë, nga aplikacionet SKY dhe EncroChat janë dokumentuar të paktën 6 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Mes personave për të cilët ka masë sigurie janë edhe Franc e Hajdar Çopja të cilët dyshohet se ndodhen në Dubai.

Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, zv/drejtorin e burgut të Bradasheshit Martin Musaj dhe dy oficerë policie, pasi dyshohen për lidhje me grupet kriminale në Elbasan. Po ashtu është ndaluar Agustin Cinari, shef i krimit financiar në Policinë e Durrësit.

LISTA e MASAVE TË SIGURISË: Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamçja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami, Altin Ndoci, Agustin Cinari, Xhimi Hoxha, Klodian Sinameta.