Përmbytjet që kanë përfshirë Gjermaninë gjatë dy ditëve të fundit deri më tani kanë shkaktuar 80 viktima dhe mbi 1300 të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Më e goditura është Gjermania perëndimore ku të paktën 80 persona humbën jetën, të shpërndarë në shtetin e saj më të populluar të Nordrhein-Ëestfalen ku deri më tani janë shënuar 30 viktima dhe në Rhineland-Palatinate fqinje 50 persona kanë humbur jetën.

Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e pranisë së madhe të ujit janë shembur shtëpi dhe fasada të ndryshme, duke marrë përpara gjithçka del para.

Gjithashtu përmbytje ka pasur edhe në Belgjikë.

Pasoja katastrofale nga përmbytjet ka patur edhe në vendet e Beneluksit, ku 11 persona kanë humbur jetën në Belgjikë si pasojë e motit ekstrem, ndërsa në Luksemburg dhe Holandë janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Moti i keq me reshje të dendura shiu bëri që të dilnin nga shtrati lumenjtë në Evropën Perëndimore, duke shkatërruar rajonin.

Kjo është tragjedia e krahasueshme më atë të vitit 2002 kur 21 persona vdiqën në Gjermani dhe la më shumë se më shumë se 100 të vrarë në të gjithë Evropën.