Artan Hoxha pritet të zbardhë informacione tronditëse sonte në orën 19:00 në edicionin qendror të lajmeve në ABC. Përmes një statusi në Facebook, Hoxha i referohet atentatit mafioz të mëngjesit të sotëm ku u ekzekutua Behar Sofia.

Hoxha shkruan se Behar Sofia ishte një ndër personazhet kyçe të zbardhjes së makakrës së gushtit 2009 ku u vranë 4 oficerë policie. Gazetari investigativ i ABC-së thekson se Behar Sofia ishte i pranishëm me makinën e tij në vendin e ngjarjes, ku u vranë policët.

Lexo edhe: Bosi i drogës u ekzekutua në atentat mafioz në mes të Tiranës, kush është i famshmi Behar Sofia

Ndër të tjera, gazetari shkruan se Behar Sofia kishte ardhur në vendin e ngjarjes për të dorëzuar një thes me para.

Detaje nga ngjarja që tronditi sot Tiranën si edhe lidhja me masakrën e 7 gushtit 2009 mund t’i ndiqni në intervistën orës 19:00 të Artan Hoxhës në rubrikën “Radar” të ABC.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Thjeshte nje episod nga arkiva…
Me në fund Benzi me targa TR 1638 S, doli nga erresira…
Por per fat te keq, humbem mundesine e fundit për te zbardhur te verteten e ekzekutimit te 4 Dëshmorëve të Atdheut, Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari e Altin Dizdari, pjestare te skuadres operacionale te Policise se Shtetit.
Deshmitari kyç i masakres se 7 gushtit 2009, njeriu qe mund te zbardhte me detaje dhe prova, deri ku kreret e kupoles se Policise se Shtetit ishin implikuar me krimin e organizuar dhe narkotrafikun nderkombetar, nuk jeton me…
Atentati i sotem, me gjakftohtesi kirurgjikale, në zonen me te mbrojtur te kryeqytetit, me shume sesa ekzekutimi i nje personazhi mjaft të rendesishem të botes se krimit gjate 30 viteve të postkomunizmit, eshte nje mesazh i qarte se askush dhe në asnje cep të Tiranes, nga Rolling Hills deri te Kodra e Diellit, nuk eshte i paprekshem….
Po huazoj batuten e atyre të “Rruges se Elbasanit”…
“Kush e ka rradhen”…