Tetë nga 12 qytetet mikpritëse të finaleve të Europianit të futbollit që u shty me një vit, kanë konfirmuar se do të hapin pjesërisht dyert për tifozët.

Prania e publikut sipas UEFA-s do të jetë nga 25% deri në një stadium të mbushur të tërin, varur edhe nga rrethanat më tej të pandemisë.

Qytetet mikpritëse të disa prej vendeve më të mëdha, Mynih, Roma, Bilbao dhe Dublini do të kenë kohë deri më 19 prill për të kthyer një përgjigje përfundimtare.

Presidenti i UEFA-s tha pak kohë më parë se nuk do të ketë ndeshje të Euro 2020 pa spektatorë.

Kujtojmë se Europiani u shty me 1 vit për shkak Covid-19.

Fazat finale do të mbahet nga 11 qershori deri më 11 korrik.

Ndryshe nga finalet e tjera, si për ironi, Europiani ishte planifikuar që të zhvillohej në 12 qytete të ndryshme të Europës. Por prej pandemisë edhe udhëtimi i skuadrave nëse  finalet do të luheshin verën e kaluar, ishte thuajse i pamundur.