Një mot i pazakontë ka përfshirë mbrëmjen e kaluar qytetin e Shkodrës, teksa vendi po pret stinën e verës. Siç shihet nga pamjet, qyteti verior është përfshirë nga reshje të dendura shiu, shoqëruar me breshër e shtrëngata, të cilat kanë zbardhur vendin në muajin maj. Reshjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Breshëri zbardh rrugët në Shkodër. Pamje të pazakonta