Lufta kundër korrupsionit, veçanërisht në rradhët e policisë ashtu si dhe në atë të gjyqësorit, është një nga gurët e themeleve për të siguruar një shtet të fortë dhe të sigurt për të ardhmen.
Për qeverinë shqiptare lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një prioritet nga ana e saj , por është një nga 5 prioritetet kyçe, që Bashkimi Europian ka vendosur për Shqipërinë në rrugëtimin e saj të integrimit në familjen europiane.

Duke u nisur nga raporti vjetor i SHCBA-së  për vitin 2019 shohim që për luftën kundër korrupsionit në strukturat e policisë së shtetit ka akoma shumë punë për të bërë.
Fenomeni i shpërdorimint të detyrës është fenomeni më tipik dhe më i përhapur, që zë rreth 57% të totalit të veprimtarisë së kundërligjshme. Format e përhapura të këtij fenomoni vijnë përmes shpërdorimit të detyrës nëpërmjet korrupsionit pasiv ose aktiv.
Sipas burimeve nga SHCBA fenomenet e konstatuara nga struktuarat e hetimit të shërbimit për paligjshmëri dhe abuzim me detyrën ndahen në këtë mënyrë.

Fenomenet e konstatuara %
Fenomeni i shpërdorimit të detyrës57 % të totalit të veprimtarisë së kundërligjshme
Aktet KorruptiveNë totalin e tij ai zë 19 %
Veprimtaria e paligjshmërisë në Kufirin Shtetëror12 % të totalit të veprimtarisë
Favorizimi i kalimit të bimëve/lëndëve narkotike12 % e veprimtarisë së paligjshme

Referuar raportit vjetor të SHCBA për vitin 2019, gjatë ushtrimit të detyrës pranë prokurorisë ka pasur rreth 250 raste për 474 subjekte të shërbimit ku gjithsej janë zbatuar vendime të gjykatave për masat e sigurimit personal ndaj 93 subjekte.

Referuar pranë Prokurorisë 250 raste për 474 subjekte të ShërbimitJanë zbatuar vendime të gjykatave për masat e sigurimit personal ndaj 93 subjekte të
– 3 punonjës policie të nivelit të mesëm drejtues, – 115 punonjës policie të nivelit të parë drejtues, – 328 punonjës policie të nivelit zbatues,  – 11 punonjës administrativë  – 9 efektivë të Gardës,  – 8 efektiv të  PMNZSH-së dhe  – 95 shtetas.− 24 punonjës policie të nivelit të parë drejtues,  − 63 punonjës policie niveli zbatues,  − 1 punonjës administrative − 3 efektivë të Gardës − 2 efektivë i PMNZSH-së − 39 shtetas

Ndërkohë krahasuar me vitin 2018 pasqyrojnë një rritje te konsiderueshme sasiore dhe cilësore të veprimtarive kryesore të Shërbimit konkretisht :rritje me 78 % të numrit të subjekteve të proceduar, rritje me 149 % të numrit të subjekteve ndaj të cilëve është marrë masa sigurimi personal si; arreste ndalime ose pezullime nga ushtrimi i funksioneve, etj, rritje me 136 % të hetimeve proaktive, dhe rritje me 49 % të hetimeve proceduriale penale dhe ato administrative.
Trendi i shkeljeve duke u nisur nga vitet e fundit, qëndron i njëjtë dhe në krye qëndron “mosveprimi i strukturave” dhe “shkelje ose mospërmbushje të procedurave standarte të punës”. Rastet më të përhapura në përditshmërinë tonëi gjejmë kryesisht në aksidentet rrugore.

Nisur nga intervista e kryer ku personi ka preferuar të mbetet anonim por na ka vendosur në dispozicion dokumentacionin në lidhje me aksidentin rrugorë që atij i kishte ndodhur ku ishin të përfshirë 3 pal, një zonjë, djali me makinënme targa angleze dhe ai vetë. Ai citon që djali që përplasi zonjën me targa angleze dhe ky që goditi makinën mbrapa për arsye që nuk kishte mbajtur distancën e sigurisë, gjithçka u mbyll në rrugë jo ligjore, ku personi me makinën me targa angleze duke dhënë lek si zonjës që mos të denoncoj rastin po ashtu edhe policit, ai largohet duket mos i ndodhur asgjë dhe përgjegjësit bien mbi të, ku ai merr një gjobë të majme, por me anë të kerkesës që kishte bërë, gjoba bëhet minimale.
Gjithashtu edhe nga strukturat e shërbimit të SHCBA-së , përgjat vitit 2019 ishin monitoruar rreth 55 raste në lidhje me reagimin dhe veprimin e strukturave të policisë, nga ku rezultoi se: në 40 raste ose 73% të tyre janë zbatuar procedurat standarde të punës dhe reagimi i strukturave policore ka qenë korrekt dhe i shpejtë, Në 15 raste ose 27 % të tyre nuk janë zbatuar procedurat standarde, është vajtur me vonesë apo nuk ka pasur reagim në lidhje me raportimet e bëra.Rastet kishin të bënin në lidhje me : parkim i gabuar, aksidente rrugore, shkaktim zhurme , konflikt/ rrahje, ndërtim i paligjshëm  dhe zjarrëvënie. Nga hetimi ka rezultuar se një pjesë e mirë e antarëve të organizatës së policisë, herë me dashje here në formën e qëndrimit të pakujdesshëm, abuzojnë me pozicionin e tyre duke krijuar imazhe të rënda në publik dhe duke cënuar promovimin e imazhit të policisë në shoqëri por edhe në institucione kombëtare dhe ndërkombëtare.