Erion Braçe ka reaguar gjithnjë në raste të tilla. Ai njihet si një politikan që thotë të vërtetën dhe mbetet i angazhuar në mjaft fusha me opinionet e tij. Madje edhe kundër disa vendimeve në PS.

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin mbrëmë ku një 26-vjeçar goditi me thikë shtetasen e huaj Jawsackie Jaboah dhe më pas është hedhur nga kati i 8-të i pallatit, ku ka ndërruar jetë.

Ndërsa 31-vjeçarja, e cila dyshohet se ishte partnerja e tij, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.

Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe ish-kryeministri Erion Braçe. Me anë të një postimi në Facebook ai shkruan se disa zakone duhen zhbërë në shoqërinë tonë vetëm me edukim.