Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur ultimatum Bullgarisë që deri në fund të vitit duhet të zgjidhë çështjen e vetos që ka vendosur për negociatat e anëtarësimit për Shkupin, që penalizon edhe Tiranën. “Bullgaria duhet të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit” thuhet në letrën që  dy anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara William Keating dhe Claudia Tenny nga republikanët i kanë dërguar ambasadorit bullgar në Washington Tihomir Stoychev. Keating është gjithashtu kryetar i nënkomitetit përgjegjës për rajonin.