Një konflikt i çastit mes adoleshentëve në Tiranë ka agravuar në përdorimin e thikave duke përfunduar me një të plagosur.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në Laprakë në rrugën “Gjergj Legisi”.

I plagosur ka mbetur një 17-vjeçar me inicialet A.S. Ai u transportua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.