Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja, duke përfshirë biznesmenët kosovarë Zvonko Veselinovic dhe Milan Radoicic. Në shpjegim thuhet se Veselinoviq është lider i një grupi të organizuar kriminal dhe një nga personat e korruptuar më famëkeq në Kosovë. Ai gjithashtu thuhet se ka qenë i përfshirë në një skemë të madhe ryshfeti me zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe, e cila ka lehtësuar tregtinë e narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Administrata amerikane thekson se grupi i organizuar kriminal i Zvonko Veselinoviç akuzohej për përfshirje të supozuar në vrasjen e Oliver Ivanoviqit në janar 2018.
“Në aktakuzën për vrasje thuhet Veselinoviç, Milan Radoiçiq, Zheljko Bojiq dhe Marko Rosiq dhe secili ka pasur një rol në atentatin, gjegjësisht në ndërmarrjen kriminale”, thuhet ndër të tjera në shpjegim.