Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi në një konferencë me gazetarët se ëndrra e Ramës për të parë një PD të “damkosur me non grata” mori një goditje me 9 Shator dhe u bë pluhur dhe hi në Kuvendin e 18 Dhjetorit. Basha u shpreh se PD do i japë fund qeverisjes më të korruptuar në rajon. Ai e cilësoi Ramën personazhin kryesor të trekëndëshit të Bermudës, ndërsa shtoi se ai është pjesë e grupit “na bashkoi non grata amerikane” që do të zgjerohet shumë shpejt.

“Nuk kam arritur ta dëgjoj atë që ka thënë Edi Rama sot. Ëndrra e Edi Ramës për të pasur përballë një parti të damkosur me non grata mori goditjen e parë me 9 shtator dhe u bë pluhur e hi në kuvendin e 18 Dhjetorit kur demokratët zgjodhën të ardhmen. Ka arsye të jetë nervoz. PD do i japë fund qeverisjes më të korruptuar në rajon. Zgjodhëm t’i japim fund pandëshkueshmërisë dhe sundimit të kastës 30-vjeçare.

Në rolin e personazhit kryesor të trekëndëshit të Bermudës, Edi Rama është lodhur por e ka kot sepse përpjekjet për të dëmtuar Partinë Demokratike, kanë dështuar dhe do vazhdojnë të dështojnë. PD e pastruar nga hijet e të shkuarës dhe nga hipoteka e të korruptuarve në gjirin e saj, PD është sot shpresa për ndryshim. Është përgjegjësia ime që këtë shpresë ta jetësojmë si një forcë qeverisëse për vendin. Sa për Ramën dhe grupin e tij “Na Bashkoi non grata Amerikane”, që do zgjerohet shumë shpejt me personazhe të tjerë që janë e shkuara. Demokratët do i prijnë shqiptarëve për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Dua t’i them demokratëve që asgjë nuk do të ndodhë. PD është e përgatitur për çdo situatë dhe nuk do lejojmë trekëndëshin e Bermudës ta zhvendosë fushën e betejës te përplasja mes demokratëve për interesat e një personi të vetëm”, tha Basha.

Basha foli edhe sfidat e demokratëve në vitin e ardhshëm duke shigjetuar qeverinë për varfërinë e shqiptarëve, publikimin e të dhënave personale dhe probleme të tjera të hasura gjatë këtij viti.

“Ajo që na duhet është normaliteti. Fundi i një sistemi patronazhimi që mori trajtën më të fortë me sistemin e patronazhimit të socialistëve. Ti japim fund patronazhimit që politika ka instaluar. Viti 2021 ishte një vit i vështirë për shumë familje shqiptare. Dy fjalë dua t’i ndaj për sipërmarrjet dhe fermerët shqiptarë. Qeveria është treguar e papërgjegjshme dhe armiqësore. Borxhi shqiptar me qeverinë e Edi Ramës po arrin 100% të prodhimit të brendshëm bruto dhe asgjë nuk po pikon te fermeri shqiptar. Eurobondi po shkon për koncesionet, oligarkët.

Për ata që i zë një charter jo i madh. PPP-të dhe borxhi përbëjnë kërcënimet kryesore. Skandali i pagave na tregoi si funksionon partia shtet. Kemi punësime me tarafe, ndërkohë që 80% e pagave janë në kufij të pagës mininale dhe informaliteti është i tmerrshëm. Taksa Rama ka rritur jo vetëm informalitetin dhe pabarazinë. Tregu sot është i shkatërruar nga koncesionet. Ato jepen pa garë. Kanë fitimet më të larta dhe pagat më të larta se pjesa tjetër e ekonomisë. Me fondet që merren shkatërrohet tregu. Për çdo profesion paga që paguhet nga koncesionaret është më e lartë se paga që paguhet nga operatorët e tjerë në treg. Unë kam udhëzuar para disa javësh një grup të veçantë në PD që planin tonë të shpalosur gjatë 25 Prillit t’i shtojnë një dimension të ri.

Kthimi në normalitet nuk mund të vijë pa ndëshkuar përgjegjësit. Humbja e sensit të detyrës, mpirja para të keqes janë rreziqet me të cilat përballen sot të gjithë. Sensi ynë i detyrës është t’i mbajmë përgjegjës në çdo rrafsh. Ky është i vetmi vend në botë ku një ditë para virgjiljes së vitit të ri del dhe krenohet një njeri që duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur iu akuzua ministri i brendshëm për kanab izimin e vendit. Kur i është zhbërë shteti duke nxjerrë të dhënat personale. Kur është kapur me presh në duar duke manipuluar këto të dhëna. Një masakër zgjedhore akoma e pahetuar. Një komision hetimor të bllokuar qëllimisht. Me mijëra familje akoma nën traumën e një tërmeti të ndodhur më shumë se dy vite më parë. Dua t’ju siguroj se pavarësisht përpjekjeve për të na tërhequr nga rruga dhe misioni ynë mbetemi të vendosur për të çuar para përgjegjësinë tonë. Shqiptarët nuk mund të pranojnë më një tjetër vend si ky”, deklaroi Basha.