Irani ka shpallur pesë ditë zie publike pasi presidenti Ebrahim Raisi ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti me helikopter.

Çfarë dihet deri tani?

-Përplasja ndodhi afër kufirit të Iranit me Azerbajxhanin, ku Raisi ishte takuar me presidentin Ilham Aliyev.

-Varrimi i Raisit do të bëhet nesër, ndërsa për shtatë ditët e ardhshme aktivitetet kulturore janë anuluar

-Mohammad Mokhber është emëruar si president në detyrë dhe Bagheri Kani, i cili ishte zëvendësministër i jashtëm, tani është ministër i jashtëm.

-Në Perëndim, udhëheqësit e BE-së, NATO-s shprehën ngushëllimet e tyre. Gjithashtu edhe grupet e mbështetura nga Irani, Hezbollahu, Hamas dhe Houthis, të cilët janë cilësuar si organizata terroriste nga shumë vende në botë, kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

-Shkaku i rrëzimit të helikopterit mbetet i paqartë, por Rusia (aleati i ngushtë i Teheranit) ka ofruar ndihmën e saj me hetimin.

-Presidenti i përkohshëm Mokhber ka zhvilluar një mbledhje të kabinetit në Teheran, por procedura standarde dikton që zgjedhjet e reja priten të mbahen në 50 ditët e ardhshme

-Vdekja e Raisit ka ngjallur një sërë reagimesh në mbarë botën, nga protestuesit që u mblodhën jashtë ambasadës iraniane në Berlin e deri te flamujt që valëviten në gjysmështizë në Moskë, Bejrut dhe jo vetëm.