Pedagogu dhe eksperti i çështjeve ligjore Ervin Karamuço, teksa ishte në “ABC Live” ka mundur të sigurojë 7 libra që lidhen me sekte të ndryshme që besohet që veprojnë edhe në Shqipëri.

Në vendin tonë kemi pasur disa vdekje të lidhur me këtë sekte, ndërsa eksperti shpjegon që viktima e fillojnë me leximin e librave dhe më pas shkojnë deri në vetëflijim. Eksperti për sa u përket librave tha se do t’i hulumtojë me disa ekspertë të tjerë njëkohësisht.

“Krimet okulte. Kishte shumë vite që në Shqipëri që abuzohet me këto sekte satanike. U vu në alarm dhe ka pasur angazhim për të informuar publikun por kjo situatë fatkeqësisht vijon. Janë 4 vrasje në një vit që ka dyshime për krimin okult. Dhe janë 2 ose më shumë sekte. Kemi faqe në internet që bëjnë thirrje. Bëjnë joshje për tu ndjerë më mirë. I bëjnë një shpëlarje truri dhe këto rreshtohen më pas. Largohen nga shoqëria dhe ndryshojnë.

“Janë 7 libra që të lexohen. Bien në depresion shumë të mëdha. Janë përmbajtje metafizike që kanë të bëjnë me disa rryma besimesh. Janë pjesë me rituale të caktuar që në fund kërkojnë sakrifikim. Fillon me kafshë dhe më pas vijon. Kemi rrezikun që këta njerëz mund të vrasin veten. Nuk i njohim këto libra. Janë 7 libra që jepen falas, që këta i joshin me këto rituale.  Do i lexoj me dy ose më shumë persona të jenë ekspertë që të mbajmë veten. Nuk lexohen vetëm është norma ndërkombëtare që ta komentojmë. Për të qenë të asociuar.” tha eksperti.