Cristiano Ronaldo është nga e diela personi i vetëm në botë me mbi 500 milionë ndjekës në Instagram.

Futbollisti i Manchester United ndiqet në këtë renditje pikërisht nga rivali i tij në fushën e blertë, Leo Messi, i cili ka mbi 375 milionë ndjekës në këtë rrjet social.

Edhe pse jashtë fushe Cristiano vijon të vendosë rekorde, në fushë nuk po kalon një periudhë të mirë. 37-vjeçari portugez mund të përjashtohet nga klubi anglez për shkak të intervistës së tij “shpërthyese”, ku pati kritika të forta për zyrtarët e lartë të klubit dhe trajnerin.