Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet tavan për tregtimin e karburanteve në Shqipëri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 98 lekë/litër.

Bordi i Transparencës
Sipas Bordit, çmimet janë vendosur referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.02.2023

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 846, -12 nga data 01.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 826, -35 nga data 01.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 106.29 (-1.07 nga data 01.02.2023).

Bordi i Transparencës
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.