Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi nuk ka regjistruar asnjë nga palët e PD në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Sipas Celibashit, të dy palët kanë pasur mungesë në dokumentacionit, ndërkohë që vendimin mund ta ankimojnë në KAS brenda 3 ditësh.

Në arsyetimin e tij, Celibashi ka vlerësua se kërkesa e palës së Berishës nuk qëndron pasi sipas vendimit të gjykatës është Lulzim Basha ai që rezulton ende si kryetari i Partisë Demokratike.

Ndërkohë që kërkesa e grupit të Alibeajt u rrëzua nga Komisioneri pasi ajo nuk ishte nënshkruar nga kryetari Basha, por nga i deleguari i tij në këtë post, gjë që sipas Celibashit nuk është e ligjshme/

“M.q.s nga momenti që ne kërkuam një dokumentacion të plotësuar nga ana e PD që të përmbushte kushtet të regjistrohej dhe m.q.s nuk ka asnjë document tjetër mendoj se jemi në të njëjtën situatë si në seancën e shkuar dhe mendoj të japim gjykimin tonë për këtë çështje. Në vlerësimin ligjor të këtij dokumentacioni ka disa fakte të mbështetura në ligj dhe disa jo.

Nuk qëndron ligjërisht pretendimi që Berisha është kryetar i Partisë Demokratike. Legjitimitetin e plotë e ka pala që mban firmën e Bashës ose personave të autorizuar prej tij. Deklarata solemne duhet të jetë e firmosur nga vetë Basha, por ajo është firmosur nga Alibeaj. Deklarata duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari i partisë. Paraqitja e këtij dokumenti është kusht për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Si shembull sjell këtu zgjedhjen e presidentit. Presidenti megjithëse zgjidhet nga kuvendi nuk ushtron detyrën pa bërë betimin. Të njëjtën gjë mban dhe deklarata solemne. Nënshkrimi nga Alibeaj është bërë pas autorizimit të bërë nga Basha në 2022. Deklarata solemne duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari. Këtë e thotë dhe neni 64. Ky angazhim është përgjegjësi e kryetarit dhe nuk mund të transferohet. Si solemniteti që kjo deklaratë ka dhe urdhërimi nuk mund të delegohen.

Në zyrën e regjistrimit të partive nuk është bërë depozitimi i dorëheqjes së Bashës dhe akti për ushtrimin e detyrës nga Alibeaj. Në kushtet kur deklarata nuk është sipas ligjit, unë mendoj që kërkesa e PD për tú regjistruar nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Në përfundim PD nuk mund të regjistrohet si subjekt zgjedhor. Kjo vendimmarrje është në vlerësim ligjor të fakteve”, u shpreh Celibashi.