Kukësi ka mbyllur procesin për zgjedhjet e 25 Prillit, pasi përpos fletëve të votimit për partinë i ka mbyllur edhe për kandidatët. Ky qark do të çojë në parlamentin e ri që do të konstituohet në shtator 3 deputetë, 2 PD dhe 1 PS.

Nga PD fituan mandatin i pari i listës biznesmeni Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj, ndërsa nga PS Gerta Duraku. Theksojmë se verdiktin për partinë nuk e ndryshoi vota preferenciale, pasi kandidatët poshtë fituesve nuk arritën që të thyejnë hersin.

Gara ka rezervuar edhe befasi. Kandidatja Era Buçpapaj  nga Nisma Thurje ka marrë vetëm një votë, praktikisht të sajën, pasi as rrethi familjar nuk i ka besuar për ta mbështetur, të paktën kështu thotë KQZ në të dhënat zyrtare.

Vota preferenciale 141 / 141 QV total
PD

Flamur Hoxha    9159
Isuf Çelaj              5257
Shyrete Koka     3622

PS
Gerta Duraku     5368
Petrit Malaj        3666
Halim Dauti         2059