Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se kundërshtimi i idesë së tij për të dërguar trupa ushtarake perëndimore në Ukrainë ishte i qëllimshëm.

Macron la mënjanë kritikat me të cilat është përballur në Francë dhe në skenën ndërkombëtare dhe këmbënguli se deklaratat e tij mbi agresionin e presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës ishin menduar me kujdes. “Këto janë çështje mjaft serioze, çdo fjalë që them për këtë çështje është e peshuar mirë, e menduar dhe e matur”, u tha Macron gazetarëve në prag të një vizite të tij fshatin Olimpik.

Të hënën, Macron tha se nuk kishte “asnjë konsensus” për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë në një “mënyrë zyrtare”, por se “asgjë nuk ishte e përjashtuar”. Perspektiva e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë u  refuzua nga anëtarët e tjerë të NATO-s, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.