Një i moshuar nga Italia ka humbur jetën këtë të hënë në Ishull Lezhë teksa kishte hyrë në det për t’u larë.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi italian P. G.,66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.