Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkon dy partive më të mëdha politike që të marrin masa për heqjen e posterëve elektoralë nga institucionet publike.

KQZ thotë se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit pasi, diçka e tillë ndalohet edhe me ligj.

“Duke marrë shkas nga fakti i bërë publik i afishimit të dy materialeve propagandistike elektorale, në Bashkinë Gjirokastër, ju kërkojmë të merren masa të menjëhershme për heqjen e tyre”, thuhet në kërkesën e KQZ drejtuar PS-së.

Po ashtu, KQZ apelon partitë politike për një fushatë të qetë dhe jo konfliktuale.