Peshkopi spanjoll Xavier Novell është tronditur në qenien e tij pasi ka rënë në dashuri me një grua sataniste e cila është bërë e njohur në Mbretërinë e Spanjës dhe më gjerë për librat e saj me tema satanizmi dhe ekzorçizmi.

Peshkopi Novell u detyrua të japë dorëheqjen, por Kisha Katolike Romake foli për arsye rreptësisht personale pa hyrë në detaje. Kisha e largoi menjëherë peshkopin nga të gjitha ofiqet kishtare.

Tani është zbuluar e vërteta e ikjes nga kisha të peshkopit Novell: Ai ra në dashuri me një grua që shkruan libra me tema erotike ku në qendër janë satanistët.

Në vitin 2010 në moshën 41 vjeç, Novell u bë peshkopi më i ri i Spanjës, në Solsona në rajonin verilindor të Katalonjës.

Ai ka mbështetur të ashtuquajturën terapi konvertimi për homoseksualët dhe ka kryer ekzorcizma.

Xavier Novell dhe Silvia Caballol

I parë si një yll në rritje në Kishën Katolike të Spanjës, vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen me miratimin e Vatikanit erdhi si një surprizë pasi më herët ishte takuar disa herë me zyrtarë të Vatikanit, si dhe me vetë Papën.

Xavier Novell ishte tradicional në vërejtjet e tij mbi abortin, por pikëpamjet e tij të ashpra mbi homoseksualitetin dhe mbështetjen e hapur për pavarësinë e Katalonjës ishin të diskutueshme.

Opinioni publik u trondit kur Religión Digital raportoi se peshkopi është dashuruar me satanisten Silvia Caballol. “Unë kam rënë në dashuri dhe dua t’i bëj gjërat siç duhet”, ka thënë ai.

Tani jeta e tij ka ndryshuar. Ai po kërkon punë në zonën e Barcelonës si agronom.

Librat e Caballol përfshijnë tituj të tillë si Ferri i epshit të Gabrielit dhe trilogjia Amnesia. Në njërën nga veprat e saj, lexuesit i premtohet një udhëtim në sadizëm, çmenduri dhe epsh dhe një luftë midis së mirës dhe së keqes, Zotit dhe Satanit me një komplot për të tronditur vlerat dhe besimet fetare të njerëzve.

Çështja ka ngritur përsëri çështjen e beqarisë brenda Kishës. Në intervistat e mëparshme, Xavier Novell pranoi se në rininë e tij ai kishte rënë në dashuri me një vajzë 18-vjeçare dhe më vonë kishte dashur të martohej dhe të kishte fëmijë para se të vendoste për një tjetër drejtim në jetën e tij.