Një vatër e re zjarri është shfaqur në Pogradec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave, zjarri ka rënë në fshatin Pleshisht të njësisë Trebinjë.

Paraprakisht mësohet se zjarri ka rënë në kodrat e fshatit me shkurre dhe dushk dhe dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Drejt zonës janë nisur punonjës të njësisë Trebinjë, pyjores dhe vullnetarë, ndërsa janë nisur edhe efektivë të zjarrfikësve nga Pogradeci.

Për momentin situata paraqitet problematike për shkak se zona ku ka rënë zjarri ka bimësi të dendur dhe flakët përhapen shpejt.

Vetëm një natë më parë një vatër e rrezikshme u shua në fshatin Guras, ku u punua më shumë se 7 orë për të izoluar dhe fikur zjarrin.