Një automjet i parkuar është djegur pothuajse plotësisht gjatë natës në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë, ku automjeti tip ‘Benz’ me targë SR 6605 B, ndodhej i parkuar përpara një biznesi.

“Më datë 27.02.2021, rreth orës 00:32, në fshatin Gjashtë, Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F. G, ku ka vetëm dëme materiale”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.