Ngjarje e frikshme në Vlorë.

Një autobus udhëtarësh është përfshirë nga flakët ditën e sotme në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Halim Xhelo”.

Mësohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Në momentin e zjarrit autobusi ishte me udhëtarë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Shoferi i autobusit ka arritur që t’i zbresë pasagjerët me shpejtësi.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të autobusit.

Rasti po hetohet.