Po mbushen gati 20 orë që nga zjarri i rënë në një magazinë tek mbikalimi i Kamzës, por ende nuk dihet fati i shefit të rojeve të sigurisë, Arjan Sala.

Ky i fundit u fut mes flakëve duke u përpjekur që të shuante vatrën e zjarrit që kishte rënë në magazinën ku punonte.

Drejtori i Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj në një komunikim për mediat tha se forcat zjarrfikëse, kanë arritur pas 15 orësh punë të neutralizojnë zjarrin e rënë mbrëmjen e djeshme në magazinë.

Babai i Arjanit tregon se telefonatën e fundit me të birin e kishte ditën e djeshme, ku ai sapo kishte marrë turnin e punës.

Ai ka bërë apel që të ndërhyhet me çdo mundësi për të kërkuar të birin që u fut brenda magazinë për të shuar flakët që kishin rënë.

“Ça është ajo ashtu ka dy ditë që kërkoj djalin këtu brenda. Ti fute oksigjeni brenda. Çfarë është kjo është zjarrfikëse apo çfarë është. Ku është prokuroria. E kam telefonuar në orën 2. Kur ka shkuar dje në punë” ka thënë babai i 33-vjeçarit

Ndërkohë familjarë dhe miq të Arjan Salës janë mbledhur pranë vendit të ngjarjes ku edhe kanë debatuar me Goxhaj duke kërkuar që të ndërhyhet në thellësi të magazinës për të gjetur 30 vjeçarin.

“Me hap një dritare më të madhe. E hapim me matrapik”

“Çështje kjo gjë? Ato thonë që është 180 gradë dhe nuk futem brenda. Pa mjete pa asnjë gjë.”

“Ke vatra e zjarrit nuk ka hyrë asnjë.”

“Pronari i objektit ka dhënë urdhër. Të prishet objekti. Ku të duan zjarrfikësit” janë shprehur disa prej familjarëve për mediat.