Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, pas vizitës në një kopsht në Durrës, ka zbritur në terren duke vijuar takime me qytetarët në këtë qytet.

Rama ka përshkruar në këmbë lagje të ndryshme të Durrësit, ndërsa qytetarët e kanë përshëndetur me thirrjet, “Rroftë Edi Rama”, ndërsa një tjetër qytetar shprehet: “S’po na lejnë me u taku”.

Ditën e djeshme dy forcat politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike hapën zyrtarisht fushatën elektorale në kryeqytet.