Kili ka shënuar një rekord të ri në numrin e rasteve ditore në 9 Prill, duke regjistruar  mbi 9,000 të infektuar për herë të parë që nga fillimi i pandemisë. Spitalet janë mbingarkuar, vendi ka mbyllur për herë të dytë kufijtë e tij dhe shumica e vendit ndodhet në kufizime të ashpra.

 Zhgënjimi dhe konfuzioni që shumë qytetarë kanë për bllokimin e ri është pjesërisht për faktin se vetëm dy muaj më parë, Presidenti Sebastian Pinera po lavdëronte veten duke thënë se fushata e vaksinimit në Kili ishte më e shpejtë se në shumë vende të botës.

Kritikët kanë akuzuar qeverinë e Pinera-s për lehtësimin e kufizimeve të koronavirusit shumë shpejt. Ashtu si qeveritë në të gjithë botën, ministrat janë përballur me zgjedhje të vështira. Kufijtë e Kilit kanë qenë të mbyllur nga marsi deri në nëntor 2020.

Vendimi për të hapur kufijtë u mor në nëntor duke lejuar hyrjen edhe të turistëve ndërkombëtarë. Qytetarët u lejuan të shkonin për pushime, pasi disa ekspertë rekomanduan se kjo ishte e rëndësishme për shëndetin e tyre mendor. Vendi rihapi restorantet dhe dyqanet, për të ri ngjalluar ekonominë e dëmtuar nga pandemia.

 Ekziston gjithashtu një konfuzion se si funksionon vaksina që shumica dërrmuese në vend ka marrë, shton Prof Bueno.

Më shumë se 93% të dozave të administruara në Kili deri më tani janë nga CoronaVac, të prodhuara nga kompania biofarmaceutike me bazë në Pekin Sinovac. Të dhënat për efikasitetin e vaksinës CoronaVac janë të ndryshme. Provat braziliane sugjeruan një normë efikasiteti prej rreth 50.4% por rezultatet nga provat e fazës së fundit  në Indonezi dhe Turqi sugjeruan një normë shumë më të lartë – midis 65% dhe 83%.

Një studim i botuar nga Universiteti i Kilit javën e kaluar vlerësoi  nivelin e mbrojtjes së vaksinës së ofruar pas dozës së parë dhe të dytë. Sipas studimit CoronaVac ishte 56.5% efektive në mbrojtjen e njerëzve nga infeksioni dy javë pasi  kishin marrë dozën e dytë.

Kjo mund të japë një arsye se pse numri i rasteve në Kili vazhdonte të rritet, pavarësisht se 7.6 milion persona kanë marrë dozën e parë. Numri i personave që kanë marrë dozën e dytë është gjithashtu shumë i pakët.