Dashi
Janë përsëri një numër planetesh që “nxitojnë” të “parakalojnë” në shenjën tuaj, duke ju sjellë edhe juve stimujt që ju mungonin për të përshpejtuar në punë. Interesante fusha sentimentale.

Demi
Sot mund të jetë një nga ato ditët “jo” që askush nuk dëshiron t’i kujtojë, prandaj mos çuditni nëse gjërat nuk ecin si dëshironi. Sidoqoftë, keni Hënën “balsamin” më të mirë.

Binjakët
Me gjithë “kapriçiot” e papritura të Marsit, është ylli juaj, Mërkuri ai që rivendos ekulibret e nevojshme.Nga ana tjetër, Hëna dhe Afërdita “sponsorizojnë” jetën tuaj sentimentale.

Gaforrja
Deri tani e keni pasur vërtet të vështirë dhe iu është dashur të djersitni shumë për të arritur objektivat, por sot do ta keni më të lehtë, pasi me Mërkurin keni një aleat më shumë.

Luani
Klima yjore bëhet gjithnjë e më e ngrohtë, e kjo do të bëjë që më në fund të shkrijnë akujt në raportet me një njeri shumë të rëndësishëm për ju. Duhet t’i kushtoni vëmendje më shumë shëndetit.

Virgjëresha
“Pesha e rëndë” e Marsit dhe e Saturnit në shenjë do të reflektohet shumë gjatë ditës së sotme, në të cilën do të jeni të plogët dhe me pak dëshirë për të punuar. Të turbullut edhe në ide.

Peshorja
Me gjithë pozicion e papërshtatshëm të Mërkurit, që në kontrast me Afërditën mund t’ju sjellë ndonjë pengesë, asgjë nuk e pengon ndikimin shtytës të Marsit. Dikush interesohet për ju.

Akrepi
Eshtë një përiudhë disi e veçantë për ju që i përkisni kësaj shenje, pasi karakterizohet nga një lëvizje e vazhdueshme e planetëve në orbitë, të cilët bëjnë të jeni edhe ju të paqëndrueshëm.

Shigjetari
Në përgjithësi dita për ju sot është pozitive dhe Marsi në një orbitë mëse të favorshme ndikon që pozitiviteti të vijë në rritje. Hyrja e Hënës në shenjë sikur ju shkund në aspektin sentimental.

Bricjapi
Edhe për ju, një aleat si Urani në shenjë do të thotë shumë, pasi në shumë fusha do të jetë prania e tij në shenjë ajo që do t’jua lehtësojë tepërmi punën. Raporte të turbullta me partnerin.

Ujori
Të lindurit e kësaj shenje sot mund të jenë vërtet të privilegjuar, sepse nuk ndodh gjithmonë që Afërdita, Marsi, Jupiteri dhe Urani njëherësh të jenë kaq pozitivë. Mjaft interesant edhe erosi.

Peshqit
Më në fund efekti Mërkur në shenjë do të ndjehet plotësisht sot, me ritmin frenetik që do të keni gjatë gjithë ditës. Mundohuni të jeni konstruktivë në një debat e mos u tregoni egoistë.