Ambasadorja e SHBA Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë apel të gjithë kandidatëve dhe udhëheqësve që të mos supozojnë me rezultatet paraprake, por të presin deri në fund të numërimit dhe të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Ndër të tjera Kim ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë ligjin dhe integritetin e votës.

“Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi.” shkruan Yuri Kim.