Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin për Albert Zaj.

I arrestuari është autor i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur më 1 shkurt të këtij viti në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

Mësohet se 37-vjeçarit, gjatë arrestimit i është sekuestruar edhe një pistolet e llojit “Gloc”, e mbushur me fishekë në gojë.

Autori i dyshuar i vrasjes së Kastratit pas arrestimit është duke u shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në drejtorinë e policisë Tiranë.

Ngjarja tronditi Fierin rreth dy muaj më parë.