Kampioni portugez, siç dihet, ka qenë gjithmonë shumë i vëmendshëm ndaj detajeve për ta mbajtur gjithmonë veten në formë të lartë fizike. Aq i fiksuar është pas trupit, sa nuk nënvlerëson asgjë.

Nga ky këndvështrim, Rio Ferdinand, siç raportohet nga “AS”, zbuloi një anekdotë për të qeshur, por të rëndësishme mbi kampionin portugez, e cila jep një ide të mirë se si CR7 mbërriti dhe qëndron në majë të futbollit global prej shumë vitesh.

Dhjetë njerëz – Ish-mbrojtësi i Manchester United kujton një episod që i kishte mbetur në mendje. Dhe kjo anekdotë thotë shumë për kujdesin obsesiv të Ronaldos, edhe për detajet më të vogla. Ai ishte i ftuar në shtëpinë e portugezit, në kohën e të dyve te Manchester United, ku u ndesh me një… ushtri të vogël. Ato ishin apostujt e Cristiano Ronaldos:

“Unë eca rreth shtëpisë së tij dhe pashë një duzinë njerëzish në dhomën e Ronaldos. E pyeta sa hyra në shtëpi: cilët janë këta njerëz? Çfarë po ndodh? Dhe ai u përgjigj shumë thjesht, duke m’i prezantuar njëri pas tjetrit: Ky është kuzhinieri im, ky është fizioterapisti im, ky është mjeku im, ky është trajneri im personal…”

Man United icons Cristiano Ronaldo & Rio Ferdinand reunite | Daily Mail  Online

Kujdesi – Rio Ferdinand ishte shumë i impresionuar nga ajo që ndodhi vite më parë. Dhe nuk është çudi që CR7, pavarësisht kartës së identitetit (36 vjeç), është ende në nivelin më të lartë: “Cristiano është personi i parë që ka investuar në një ‘ekip’ personal mbështetës.

Ai u largua nga Manchester United si më i miri në botë. Nëse do të më duhej t’u jepja këshilla të rinjve, do t’u thoja atyre që, nëse kanë burimet e duhura financiare, të investojnë për veten në të njëjtën mënyrë si Ronaldo”.

LeBron James – Ish-mbrojtësi qendror, që shkroi faqe të paharrueshme te Manchester United ka pak dyshime: “Mund të flisja me orë të tëra për Cristiano Ronaldon. Mendoj se ai është në të njëjtin nivel me LeBron James. Një nga më të mirët në botë, pasi ka qenë në majë për më shumë se një dekadë.

Kjo është diçka që nuk është parë kurrë më parë. Bashkë me Messi janë disa hapa para të tjerëve. Të dy kanë investuar privatisht për të siguruar që trupi dhe mendja të mund të performojnë gjithmonë në më të mirën e tyre”.