Zlatan Ibrahimovic i pafat. Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen e fundit të Milanit kundër Juventusit dhe kontrollet mjekësore kanë zbuluar se ligamenti i tij nuk është këputur.

Gjithsesi ai ka humbur mundësinë të jetë në EURO 2020, që nis më 11 qershor, me kombëtaren e Suedisë.

Ibra duhet të bëjë terapi konservative për t’u rikuperuar dhe nuk mund të jetë i gatshëm për Suedinë, ndaj edhe e humbet mundësinë të jetë në EURO 2020.