Pep Guardiola dhe lojtarët janë të fokusuar te finalja e Champions League, trofe që Manchester City nuk e ka fituar kurrë më parë. Përballë do të jetë Chelsea i Thomas Tuchel në duelin e 29 majit.

Ndërkohë, drejtuesit e kampionëve të Anglisë po përgatisin planin e merkatos. Një nga objektivat është Nuno Mendes, anësori i majtë i Sportingut të Lisbonës.

18-vjeçari është kthyer në një titullar fiks tek ekipi që dominoi futbollin portugez këtë sezon. Pep Guardiola është i dashuruar pas cilësive të lojtarit sallaks.

Daily Mail raporton se City ka gati një ofertë prej 52 milion paundësh për Nuno Mendes, i cili debutoi me kombëtaren e Portugalisë në muajin mars.